Gjermania: Të frikësuar për pasojat globale të presidencës Trump

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier është vërtet i frikësuar për pasojat globale të një presidence të mundshme të kandidatit republikan amerikan, Donald Trump, deklaroi  sot zëdhënësja  e ministrisë,  Sawsan Chebli.

Javën e kaluar, Steinmeier iu referua kandidatit republikan për president si një “tregtar i urryer” dhe shprehu shqetësimin e tij në lidhje me “nacionalizmin e shëmtuar” që Trump është duke përhapur në mbarë botën.

Kancelarja gjermane,  Angela Merkel është shprehur vazhdimisht se do të mbetet neutrale në zgjedhjet amerikane, më 8 nëntor të këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?