Gjermania zgjat kontrollet kufitare edhe për gjashtë muaj
Gjermania do të zgjasë kontrollet në kufijtë e saj edhe për gjashtë muaj të tjerë përtej 15 marsit, për shkak të situatës së vazhdueshme të sigurisë, ka bërë të ditur të hënën ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt për gazetën Bild.
Njoftimi përkatës po i dërgohet aktualisht Komisionit Evropian, ka raportuar gazeta duke cituar burime në qeveri.
“Ne po zgjerojmë kontrollet në kufijtë me vendet tona fqinje – kontrollet kufitare janë një element i riorganizimit tonë të politikës së migracionit në Gjermani”, ka cituar Bild të ketë thënë Dobrindt.
KOHA JONË SONDAZH

