“Gjigantët Evropian” mos-dakortësime për inteligjencën Al

Gjermania, Franca dhe Italia kanë arritur një marrëveshje për rregullat e ardhshme mbi AI (Inteligjenca Artificiale) e cila pritet të përshpejtojë negociatat në nivel evropian. Megjithatë, tri qeverit e BE-së nuk janë dakortësuar sa i përket kodit të sjelljes.

Fillimisht Komisioni ka thënë se duhet të jetë i detyrueshëm vetëm për ofruesit kryesorë të AI, të cilët janë kryesisht nga SHBA, por është menduar se ky do të ishte një avantazh i qartë konkurrues për ofruesit më të vegjël evropianë.

Nëse pas një periudhe të caktuar kohore vërehen shkelje të kodit të sjelljes, mund të vendoset një sistem sanksionesh.

Në të ardhmen, një organ specifik evropian do të monitorojë përputhjen me standardet, thuhet në aktin e marrëveshjes.

SHKARKO APP