Gjiganti britanik i ilaçeve, GSK, bashkohet me rivalin francez për vaksinën e koronavirusit

Gjiganti farmaceutik “GlaxoSmithKline” (GSK) do të punojë me “Sanofi” në një prodhim që ata shpresojnë të testojnë te njerëzit gjatë gjysmës së dytë të këtij viti.

Ata duan të vënë në dispozicion një vaksinë pas një viti, nëse projekti do të ketë sukses, dhe ta bëjnë atë gati për njerezit, sipas “The Times”.

Bashkimi i dy kompanive në këtë nismë është i rëndësishëm sepse ngre perspektivën që një trajtim Covid-19 mund të prodhohet së shpejti në shkallë të gjerë të nevojshme për të trajtuar pandeminë.

Shkencëtarët britanikë po udhëheqin luftën kundër koronavirusit me studiuesit e Universitetit të Oksfordit duke thënë se ata janë “80 përqind të sigurt” se një ilaç i ri do të funksionojë.

Ekipi i profesores Sarah Gilbert është gati të fillojë testimin e një vaksine, e cila mund të jetë e gatshme deri në shtator. Aktualisht, nuk ka vaksinë për Covid-19, por mjekët në të gjithë globin po testojnë ilaçe antivirale për të parë nëse ato mund të nxisin shërimin.

Testet po zhvillohen në Angli dhe Skoci për një numër të vogël të pacientëve me një antiviral të quajtur “Remdesivir”, i cili fillimisht u krijua për të trajtuar Ebolën.

Një tjetër trajtim i zhvilluar në Oksford, i njohur si “ChAdOx1”, është një nga pesë vaksinat e para në zhvillim, në të gjithë botën.

SHKARKO APP