FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjithnjë e më shumë turqve po u njihet azili në Gjermani

Marrëdhëniet turko-gjermane mund t‘i përkeqësojë më shumë gatishmëria e Gjermanisë për t’u njohur azilin gjithnjë e më shumë turqve. Ndër azilkërkuesit gjenden funksionarë të lartë, ushtarakë e diplomatë turq.

Në janar kuota e njohjes së kërkesave për azil të qytetarëve turq në Gjermani është rritur në 38,2%, thuhet në një njoftim të grupit mediatik „Funke Mediengruppe” që bazohet në përgjigjen që Ministria e Punëve të Brendshme gjermane i ka dhënë kërkesës së partisë e Majta. Një vit më parë kjo kuotë ishte vetëm 6,4%. 410 kërkesa për azil u pranuan vetëm në janar.

Për Sevin Dagdelen, zëvendëskryetarja e grupit parlamentar të partisë e Majta kjo është një shenjë se Turqia „nuk është as shtet ligjor dhe as demokratik.” Ndërsa Günter Burkhardt nga organizata Pro Asyl shprehet se në Turqi ndodhen të ekspozuar më shumë „ndaj rrezikut të lartë të përndjekjes”, opozitarë, kurdët dhe gazetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër azilkërkuesit turq në muajt e fundit gjenden, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, funksionarë të lartë, ushtarakë e diplomatë si edhe familjarët e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas dështimit të përpjekjes për puç ushtarak në Turqi, në vitin 2016, presidenti Erdogan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka kërkuar „spastrime”. Që atëherë janë burgosur më shumë se 50.000 vetë, më shumë se 150.000 zyrtarë të shtetit janë pezulluar apo përjashtuar nga detyra. /DW/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?