GJND: As Serbia dhe as Kroacia, nuk kanë kryer genocid gjatë luftës
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur se as Serbia, e as Kroacia, nuk kanë kryer genocid kundër kroatëve, përkatësisht serbëve, gjatë luftës që zgjati nga viti 1991-1995.
Kryesuesi i i gjyqtarëve të GJND-së, Peter Tomka, e ka lexuar verdiktin në Pallatin e Paqes në Hagë.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, e kishte përshkruar këtë zhvillim të sotëm si një nga ngjarjet më të rëndësishme për mardhëniet dy-palëshe, Serbi-Kroaci.
Zagrebi e ka dërguar rastin një GJND në vitin 1999, duke e akuzuar Serbinë për gjenocid gjatë luftës së viteve 1991-1995.
Kroacia ka thënë se Serbia është fajtore për spastrim etnik dhe për një formë të genocidit, në luftën që ka bërë që mijëra kroatë të zhvendosen, të vriten, torturohen dhe pronat e tyre të shkatërrohen.
Beogradi e ka paraqitrur një kundër-padi në vitin 2010, me pretendimin se rreth 200 mijë serbë etnikë janë detyruar të zhvendosen, kur Kroacia kishte filluar operacionin ushtarak në kërkim të territoreve të saj.
Pas ofensivës kroate, përqindja e serbëve në ato territore nga 12 për qind sa kishte qenë, kishte rënë në 4 për qind.
KOHA JONË SONDAZH

