Gjobë po mbajte maskë në publik, kryetari: Veç terroristët e mbajnë

Edhe pse në të gjithë botën, maskat janë pjesë e normalitetit të ri për Vittorio Sgarbi, kryetari i bashkisë së Sutrit në Itali, maska është e gabuar por edhe kufizimeve të tjera të vendosura nga qeveria italiane për të parandaluar përhapjen e Covid-19, ai i quan jo të duhura.

Sgarbi u shpreh se kushdo që mban maskë do të gjobitet, ndërsa përjashtim bëjnë vetëm rastet kur ajo është e parashikuar me ligj, ndërsa theksoi se në qytetin që ai drejton nuk ka raste me virusin që u ka marrë jetën me mijëra italianëve. ”Vetëm hajdutët dhe terroristët mbajnë maska”.

”Përdorimi i maskave ose i çdo veshje tjetër që e bën të vështirë njohjen e një personi është i ndaluar në vendet publike. Është qesharake që pasi hani ju vendosni maskën, kjo nuk ka kuptim. Këto janë mënyra qesharake që nuk kanë asnjë lidhje me parandalimin e koronavirusit”.

SHKARKO APP