FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjobitet 500 dollarë për një mollë që linja ajrore ia ofroi falas në avion

Një grua thotë se po përballet me gjobën 500 dollarëshe nga Agjesia e Klientit në Amerikë, për një mollë që iu gjet në çantë, të cilën e kishte marrë nga linja ajrore gjatë udhëtimit.

Crystal Tadlock, e cila udhëtonte nga Amerika në Paris, tha se e ruajti mollën për ta ngrënë në udhëtimin tjetër që kishte për në Denver.

Por molla “u zbulua” gjatë kontrollit nga policët kufitarë amerikanë, gjatë udhëtimit tranzit, kur avioni u ul në Minneapolis.

Swiss Digital Desktop Reklama

Doganat amerikane dhe patrulla e kufirit nuk komentojnë lidhur me ngjarjen, por thonë  vetëm se: të gjitha produktet e agrikulturës duhet të deklarohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Molla ruhej në një qese plastike të linjës ajrore Delta Air Lines.

Kur molla u zbulua, Tadlock i tha oficerit të sigurisë se e kishte marrë mollën nga linja ajrore dhe më pas kishte pyetur nëse mund ta hante apo duhet ta hidhte.

Megjithatë, oficeri i vuri gjobën prej 500  dollarësh.

Tani është radha e Tadlock nëse do ta paguajë gjobën, apo do ta dërgojë çështjen në gjyq.

Ajo i tha punonjësit të sigurisë në Denver se do ta çonte çështjen në gjykatë.

“Është vërtet fatkeqësi që të ndodhë diçka e tillë dhe të trajtohesh si një kriminel vetëm për një frut”-ka thënë Tadlock.

Një zëdhënës i Delta Air Lines refuzoi të komentonte më gjerë mbi incidentin, gjithsesi bëri një deklaratë duke thënë “Ne inkurajojmë klientët tanë të ndjekin me kujdes protokollet konsumatorëve dhe mbrojtjes së kufirit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?