Gjurmimi i Covid-19, Afrika test me kosto 1 dollar

Afrika mund të hedhë në treg një formë të shpejtë testimi për Covid-19, më kosto të përllogaritur për vetëm 1 dollar. Instituti “Pasteur”, një qendër për kërkime bio-mjekësore në Senegal, deklaron se është pranë prodhimit të një kiti mjekësor me çmim të përballueshëm për testimin e virusit, ndërsa rezultati lexohet brenda pak minutash.

Amadou Sall, drejtues i institutit thotë se testi është shumë i ngjashëm me atë të shtatzënisë, ku mjafton të hedhësh vetëm disa pika gjaku për të pasur një rezultat. Fakti që kjo formë testimi nuk kërkon elektricitet apo analizim laboratorik, e bën atë të përdorshëm lehtësisht në të gjitha nivelet e komunitetit, çka është shumë e rëndësishme për vendet afrikane.

Puna kërkimore për prodhimin e këtij kiti kanë nisur që në muajin mars dhe në qershor u testua një prototip i tij. Doktor Sall deklaron se plani është që deri në shkuar të vitit të ardhshëm të prodhohen 10-15 mln teste, për t’u shpërndarë në sistemet spitalore publike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?