Gjykata dënon Trumpin, presidenti Biden: Askush nuk është mbi ligjin
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka folur rreth gjykimit të djeshëm dhe shpalljes fajtor të Donald Trump për falsifikimin e të dhënave të biznesit. “Parimi amerikan se askush nuk është mbi ligjin u riafirmua”, thotë ai.
Presidenti tha se Trumpit tani do t’i jepet mundësia për të apeluar vendimin “si kushdo tjetër” që është dënuar penalisht.
Republikani e ka sulmuar ashpër presidentin, i cili është edhe kundërshtari i ardhshëm për zgjedhjet presidenciale amerikane të këtij viti. Ish-presidenti Donald Trump u shpall fajtor në 34 akuza për blerjen e heshtjes së yllit të filmave pornografik, Stormy Daniels.