Gjykata e Moskës shpall kompaninë “Meta” si organizatë ekstremiste
Gjykata e Moskës sapo ka shpallur kompaninë amerikane “Meta” si “organizatë ekstremiste” dhe për këtë arsye ndaloi shërbimet e saj.
Shërbimet sekrete ruse (FSB) i kishin kërkuar autoritetit gjyqësor që të vendoste një ndalim të menjëhershëm të rrjeteve sociale amerikane Facebook dhe Instagram në Rusi.
“Aktivitetet e Metës janë kundër Rusisë dhe forcave të saj të armatosura. Prandaj kërkojmë që Meta të ndalohet në Rusi dhe ky ndalim të fillojë zbatimin menjëherë”, tha Igor Kovalevski në seancën e parë të gjykimit, zëdhënës i FSB-së.