Ish-presidenti Nicholas Sarkozy dënohet me 5 vite burg
Një gjykatë në Paris dënoi me pesë vite burg ish-presidentin Nicolas Sarkozy, i shpallur fajtor për komplot kriminal në lidhje me financimin e paligjshëm të fushatës së tij presidenciale të vitit 2007 nga regjimi i Muammar Gaddafit.
Bashkëpunëtorët e tij të afërt, Claude Guéant dhe Brice Hortefeux, u dënuan gjithashtu për korrupsion, pastrim parash dhe financim të paligjshëm elektoral.
Sarkozy, 70 vjeç, do të mbetet i lirë në pritje të apelimit. Ai i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar si një “fushatë shpifjeje” nga ish-aleatët e Gaddafit.
Ky është procesi më i rëndë ndaj tij, pas dënimeve të mëparshme në “aferën Bygmalion”, që i kushtuan edhe heqjen e dekoratës së Legjionit të Nderit.
KOHA JONË SONDAZH

