Gjykata urdhëron rihapjen e aplikimeve për fëmijët e mbërritur ilegalisht në SHBA

Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) do të duhet të rihapë aplikimet për një program të epokës Obama që mbron fëmijët e sjellë në mënyrë të paligjshme në SHBA nga deportimi, sipas një urdhri të lëshuar nga një gjykatës federal i Nju Jorkut.

Gjykatësi Nicholas Garaufis ndërtoi urdhrin e tij mbi bazën e një vendimi të mëparshëm ku sipas tij, Sekretari i Përkohshëm i Sigurisë së Brendshme Chad Wolf nuk ishte emëruar ligjërisht kur ai aprovoi veprimin për të larguar fëmijët me anë të një memorandumi.

”Agjencia tani do të duhet të pranojë aplikime të reja për leje pune nga migrantë të padokumentuar të sjellë në mënyrë të paligjshme në vend si fëmijët”, tha Garaufis.

Urdhri gjithashtu kërkon që DHS të zgjasë lejet e punës të dhëna më parë nga një vit në dy, siç lejohet fillimisht nga programi dhe të bëjë një raport mbi ndikimet që ndryshimet e paligjshme kanë pasur tek aplikantët.

SHKARKO APP