Gjyshi bleu autobus për nipërit e mbesat që t’i dërgojë në shkollë

“Gjyshi i surprizave”- kështu mund të përshkruhet një i moshuar nga Oregon i SHBA-së.

Doug Hayes, në prag të Krishtlindjeve u bëri dhuratë 10-të nipërve e mbesave të tij një autobus të verdhë të posaçëm për transportin në shkollë. Ndër të tjera, edhe vetë emri i autobusit është shumë domethënës “Grandfather Express”.

Hayes mendoi se blerja e autobusit ishte një ide e mirë për fëmijët që t’i dërgojë në shkollë çdo ditë. Pesë prej nipërve të tij frekuentojnë shkollën katolike “Paideia Classical Christian School”, e cila nuk ka mjete transporti. Për këtë arsye prindërit e tyre janë të detyruar t’i dërgojnë vetë në shkollë.

Ndërsa 5 nipërit e mbesat e tjera ende nuk e kanë filluar shkollën, por kur të bëhen gati për ta nisur atë e kanë zgjidhjen: “Grandfather Express”.

SHKARKO APP