Gjyshja 126-vjeçare fiton betejën me koronavirusin
Një grua mbi 100-re me 13 fëmijë dhe rreth 400 nipër dhe mbesa u bë personi më i vjetër në botë që mundi COVID-19 në provincën juglindore të Kahramanmaraş në Turqi.
Sipas të dhënave në pasaportën e saj, gruaja është 126-vjeçare dhe quhet Eşe Gebelek, e cila nuk ka asnjë ide për moshën e saj të vërtetë. Lajmi i mirë është se ajo u shërua nga koronavirusi pas një trajtimi dyjavësh në spital.
“Ata u kujdesën për mua, më trajtuan mirë,” tha Gebelek, duke falënderuar mjekët dhe infermierët në spital.
Hamdullah Gelebek, fëmija më i vogël i “Granny Eşe”, tha se ushqimi organik është sekreti i nënës së tij për një jetë të gjatë. “Falë qumështit, kosit dhe djathit që ajo ka ngrënë tërë jetën e saj, ajo nuk ka probleme të tjera shëndetësore,” shtoi Meyrem Gelebek, një nga nuset e Eşe Gebelek.
Para Eşe Gebelek, një grua 113 vjeçare në provincën verilindore të Spanjës ishte personi më i vjetër që mundi virusin, sipas të dhënave zyrtare.