Gjyshja lejon të dashurin që të abuzojë me mbesën 1-vjeçe

Një gjyshe ka lejuar që mbesa e saj 20 muajsh të abuzohet seksualisht nga i dashuri i saj.

Gruaja nga Adelaide lejoi partnerin të kryente aktin e tmerrshëm pasi zbuloi se ai ishte i fikuar për të kryer marrëdhënie seksuale me vajza të vogla.

Raportohet se 47-vjeçarja qëndroi aty për të parë Shane Alan Hartley ndërsa abuzonte me mbesën e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjyshja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, u dënua sot me katër vite e katër muaj burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa 37-vjeçari do kalojë të paktën 10 vite e 2 muaj pas hekurave për abuzim me fëmijë dhe shpërndarjen e materialeve të shfrytëzimit të fëmijëve me gati 100 pedofilë në të gjithë botën.

Çifti u takua në vitin 2017 dhe Hartley i dërgoi mesazh gruas se ishte i interesuar për të kryer marrëdhënie me vajza të vogla. Ai i kërkoi një fotografi të mbesave të saj, të moshës 20 muajshe dhe nën 12 muajshe.

Dhe gruaja pranoi që t’ia dërgonte.

Më pas ajo mori mbesën 20 muajshe dhe e dërgoi në shtëpinë e pedofilit në rrethinat veriore të Adelaide në gusht 2017, ku edhe e abuzoi seksualisht.

Hartley u arrestua më 23 gusht 2017, dhe policia gjeti qindra video dhe fotografi me materiale të shfrytëzimit të fëmijëve.

Ai u dënua fillimisht me më shumë se 13 vjet burg, por iu ul një vit dënimi pasi bëri një dëshmi kundër një pedofili nga Kanadaja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?