Gjysma e britanikëve duan që Liz Truss të dorëhiqet

Sipas një sondazhi të ri të kryer gjatë fundjavës, 53% e të anketuarve i thanë institutit Ipsos se kryeministrja britanike duhet të japë dorëheqjen, me vetëm 20% që shprehin të kundërtën.

Problemet e kryeministrit shtohen nga fakti se vetëm 14% e të anketuarve besojnë se ministri i ri i financave do të përmirësojë gjendjen ekonomike të vendit. 35% thanë se nuk do të kishte asnjë ndryshim pas emërimit të Jeremy Hunt, ndërsa 27% thanë se situata do të përkeqësohej.

Truss është detyruar të kërkojë shkurtime të shpenzimeve pasi programi ekonomik i kryeministres shkatërroi besimin e investitorëve në qeverinë britanike dhe rriti kostot e huamarrjes.

SHKARKO APP