Gjysma e popullsisë së botës e mbyllur në shtëpi nga koronavirusi, më shumë se 500 mijë njerëz të infektuar në Evropë

Gjysma e popullsisë së botës i është nënshtruar masave të izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kështu rezulton nga llogaritja e AFP-së.

Janë në fakt, mbi 3.9 miliardë njerëz të detyruar ose të ftuar nga qeveritë e tyre të qëndrojnë në shtëpi për të përmbajtur përhapjen e Covid-19. Këto masa (izolimi i detyrueshëm ose i rekomanduar, shtetrrethimi, karantina) përfshijnë mbi 90 vende dhe territore.

Sipas llogaritjes së agjencisë France Presse, për më tepër, rastet e koronavirusit të konfirmuar në Evropë janë më shumë se gjysmë milioni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?