Godina me lëndë kimike përfshihet nga flakët

Një godinë në Katalonjë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm (11 dhjetor).

Rreth 28 ekipe zjarrëfikëse shkuan në vendngjarje të cilët bën të mundur evakuimin e personave nga banesat përreth.

Nga ky incident nuk raportohet për asnjë viktimë pavarësisht se 6 ambulanca ishin të pranishme në vendin e ngjarjes.

Autoritetet i bënë thirrje qytetarëve të mbajnë mbyllur dritaret e banesave në mënyrë që të mos thithnin tymin e lëshuar nga flakët.

Brenda godinës kishte lëndë kimike që fatmirësisht nuk shpërthyen.

Policia deklaroi se shkaku i ngjarjes është ende i paqartë ndërsa hetimet vijojnë ende.

SHKARKO APP