Goditet sërish centrali bërthamor i Ukrainës, OKB: Mund të çojë në katastrofë

Sulme të tjera janë raportuar në centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë, ndërsa Rusia dhe Ukraina sërish fajësonjë njëra-tjetrën për sulmet.

Secila palë tha se kishte 10 goditje në zyrën administrative të uzinës dhe stacionin e zjarrfikësve të enjten.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres paralajmëroi se luftimet mund të “çojnë në katastrofë” në centralin më të madh bërthamor të Europës, të pushtuar nga Rusia në fillim të marsit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?