Goditet sërish ”Charlie Hebdo”, katër të plagosur nga sulmi me thikë
Bota E Premte, 25 Shtator 2020 13:00
Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në Paris pranë ish-zyrave të revistës satirike ”Charlie Hebdo”, njoftojnë burime policore. Dy agresorët janë në kërkim, thuhej në njoftimin e policisë. Zona është rrethuar nga policia pasi në vendngjarje është spikatur dhe një pako e dyshimtë.