Goldman: Bankave evropiane do t’u goditet fitimi me 34 miliardë dollarë prej koronavirusit
Bankave evropiane do t’u fshihen rreth 30 miliardë euro (34 miliardë dollarë) të ardhura neto gjatë tre viteve të ardhshme si rezultat i pasojave nga koronavirusi, vlerësojnë analistët në Goldman Sachs Group Inc.Erozioni i fitimit, ekuivalent me 7% të totalit të përgjithshëm, do të nxitet nga rritja e rrezikut të kredisë, të ardhurave më të dobëta dhe kostove përgjithësisht të sheshta, shkruajnë analistët, përfshirë Jernej Omahen dhe Jean-Francois Neuez të martën.
Bankat gjithashtu do të përballen me një të ardhme të zymtë, teksa bankat qendrore do të ulin normat e interesit për të zvogëluar ndikimin ekonomik të koronavirusit.
Huadhënësit me nivele të ulëta të përfitueshmërisë në Gjermani, Itali dhe Greqi do të preken në mënyrë disproporcionale nga rreziku i virusit.