Gratë kurde thirrje botës: Do të luftojmë deri në fund

Kurdët njihen për luftëtaret e tyre femra, të cilat luftojnë në mënyrë të barabartë me meshkujt. Ato i bëjnë thirrje të gjithë botës. ”Ne si gra jemi të vendosura të luftojnë derisa të arrijmë fitore e paqe, liri e drejtësi”. ”Ne, gratë e kulturave dhe besimeve të ndryshme nga tokat e lashta të Mesopotamisë, u bëjmë thirrje gjithë popujve të botës që e duan lirinë”. Ato bëjnë thirrje që të ndalohet sulmi nga Turqia, në mënyrë që të shmangen krime të tjera lufte dhe spastrime etnike. “Kemi tri ditë që u rezistojmë bombardimeve dhe kemi parë se si nënat janë shënjestruar nëpër shtëpitë e tyre nga bombardimet, teksa kanë qenë duke dalë nga shtëpia për të blerë bukë. Kemi parë bombën të shkërmoqë këmbën e një vajze shtatë vjeçe, bombë që vrau vëllain e saj 12 vjeç”, thonë ato.

SHKARKO APP