Gratë, vendi më i dhunshëm dhe më represiv në botë
Gratë në Afganistan vijojnë që të jetojnë nën regjimin më represiv në botë ndaj tyre, atë të talebanëve. Pas tërheqjes së trupave amerikane dhe të NATO-s në gusht të vitit 2021, kur grupi radikal islamik mori në duar frerët e shtetit të shkatërruar nga lufta, fillimisht premtoi se do të mbështeste të drejtat e minoriteteve dhe të grave.
Talebanët ju rikthyen shpejt linjës së ashpër, duke shtypur më tej të drejtat egrave, duke kufizuar liritë, madje edhe përmes ndalimit të arsimimit pas klasës së 6.
Gratë janë shumë të kufizuara kur bëhet fjalë për të udhëtuar dhe punuar jashtë shtëpisë. Ato janë të detyruara të mbulohen me shami në publik, si dhe u ndalohet të punojnë për OJQ-të vendase dhe ndërkombëtare.