Greqi, 71 të prekur gjatë 24 orëve të fundit, numri i viktimave mbetet 17
Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë konfirmuar edhe 71 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin në total në 695.
Ndërsa numri i viktimave është 17, prej të cilëve 14 meshkuj dhe 3 femra të moshave mesatare 76 vjeç.
Ndërkohë 29 persona kanë dalë nga spitali pasi janë kuruar. Ata do të qëndrojnë sërish në vetëizolim për disa ditë.
Mjeku infektolog Tsiordas u shpreh se numri maksimal i të prekurve në të gjithë vendin mund të shkojë deri në 10 mijë.
Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave Nikos Chardalias vendosi theksin në zbatimin e të gjitha masave të marra nga qeveria.
Transporti publik do të funksionojë vetëm në raste ugjente dhe me planifikim.
Gazetarët duhet të kenë një dokument që përshkruan ngjarjet që do të mbulojë dhe të firmosur nga kompania përkatëse në mënyrë që të ushtrojë detyrën e tij.
Më herët Ministri i Shëndetësisë u shpreh se vendi është në një situatë alarmante dhe se rreth 2134 mjekë e infermierë janë rekrutuar.