Greqi: Bankat, pas suksesit të testit, në ofrimin e likuiditeteve
Presidenti i bankës së Pireut, Mihalis Sallas, thotë se përfundimi i suksesshëm i stress testit mbyll ciklin e rikapitalizimit dhe hap rrugën për ndërmarrjen e iniciativave të reja nga bankat, për ristrukturimin dhe mbështetjen financiare të biznesit, forcimin e kompetivitetit dhe perspektivën e zhvillimit të ekonomisë greke.
Presidenti i bordit të Alpha Bank, Dimitrios Mantzunis, nënvizon se përforcimet e njëpasnjëshme me kapitale, rimëkëmbja e fitimit funksional dhe përgjithësisht përmirësimi i kushteve financiare, ndikuan në një rezultat pozitiv për sistemin, i cili kontribuon në forcimin e besimit, element krucial për funksionimin normal të ekonomisë.
Kreu i bordit të bankës Kombëtare të Greqisë, Aleksandros Turkolias, thotë se duke shkelur fort në këmbët e tyre, bankat vendase do të mundin të realizojnë misionin kryesor të tyre, domethënë, financimin me likuiditete të ekonomisë greke.
Kreu i këshillit drejtures të Eurobank, Hristos Megalu, thotë se tashmë bankat do të përqëendrohen në materilizimin e planeve të tyre të biznesit dhe në financimin e projekteve me kredibilitet, por edhe të familjeve.