Greqi, gjykata dënon ish-ministrin e Financave

Ish-ministri grek i Financave të Greqisë, Jorgos Papakonstantinοu është shpallur fajtor nga një gjykatë në Athinë, me akuzën se ka hequr qëllimisht nga një listë e llogarive bankare persona që hetoheshin  për evazion fiskal, që ishin edhe tre të afërmve të tij.  Bëhet fjalë për listën që ish-ministrja franceze e Financave, Kristine Lagarde, tashmë kreu i FMN-së, i kishte dërguar Athinës zyrtare në vitin 2010, me emrat 2062 qytetarëve grekë, midis tyre shumë persona të klasës politike, mediatike dhe grupeve të biznesit në vend, të cilët kanë transferuar paratë e tyre në bankën zviceriane 'HSBC', duke kryer në këtë mënyrë evazion fiskal.  Papakonstandinou është dënuar me një vit burg, dënim që nuk do ta kryejë nëse në tre vitet e ardhshme nuk kryen asnjë vepër penale. Ai ka deklaruar se ka i fshirë emrat e tre afërmve jo për arsye përfitimi, por për të ruajtur imazhin e tij politik.  “Gjykata konfirmoi plotësisht se, z. Papakonstantinou nuk ka vepruar as në interes të tij dhe as në interes të të tjerëve. Dhe veçanërisht, Gjykata vendosi unanimisht se z. Papakonstantinu nuk ka bërë përpjekje për t’i shkaktuar dëme shtetit grek dhe sigurisht që ai kurrë nuk shkaktoi dëme”, tha Vasilis Dimakopoulos, avokat mbrojtës i Papakonstantinou.  Por sipas vendimit gjyqësor, nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të provuar se veprimet e tij kanë shkaktuar dëme mbi 150.000 euro ndaj shtetit grek, ndaj është shpallur i pafajshëm për akuzën e dytë, atë të shkeljes së besimit, ndërsa drejtonte ministrinë e Financave, në qeverinë e Jorgos Papandreut, në vitet 2009-2011. 

SHKARKO APP