Greqi, konfirmohen 1195 raste të reja me koronavirus, 19 vdekje në 24 orët e fundit

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik, EODY në Greqi, konfirmoi sot 1195 raste të reja të infeksionit të ri të koronavirusit (COVID-19), nga të cilat 2 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 162107.

dërkohe që 246 pacientë po trajtohen të intubuar, 1155 pacientë të tjerë janë larguar nga ICU që nga fillimi i pandemisë.

Njëherësh EODY konfirmoi sot edhe 19 vdekje të reja nga COVID-19, duke arritur kështu në 5922 vdekje në total në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?