Greqi, Parlamenti dështon sërish për zgjedhjen e presidentit të Republikës

Në Greqi ka dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të Republikës.

Gjatë seancës së sotme, në favor të zgjedhjes së Stavros Dimas si president votuan 168 përfaqësues të parlamentit ndërsa abstenuan 131 prej tyre. Për zgjedhjen e presidentit duheshin 200 vota nga parlamenti me 300 deputetë.

Tashmë zgjedhja e deputetit do të vendoset në raundin e tretë, i cili do të zhvillohet më 29 dhjetor, ku nevojiten 180 vota. Kryeministri Samaras bëri thirrje dje për konsensus me qëllim shmangien zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ët cilat rrezikojnë të zhvillohen nëse dështon edhe raundi i tretë i zgjedhjes së presidentit.

SHKARKO APP