Greqi/ Përdhunohet pastruesja shqiptare, ja si shpëtoi pas 9 orësh
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku ra pre një pastruese shqiptare, e moshës 50-vjeçare e cila ka përjetuar 9 orë makth. Ajo u përdhunua nga një shtetas bullgar në Petralona të Greqisë. Nga media greke, mësohet se gruaja kishte shkuar për të pastruar në një pallat dhe 37-vjeçari e futi me dhunë në banesë, sulmoi atë duke abuzuar seksualisht.
50-vjeçarja u mbajt e mbyllur brenda në dhomë që prej orës 8:00 e mëngjesit të së shtunës, deri në orën 17:00, shkruajnë mediat greke. Shqiptarja ia doli të shpëtonte nga duart e tij nga ballkoni duke kaluar në banesën tjetër dhe filloi të kërkonte për ndihmë.
Kurse banorët e tjerë e ndihmuan duke telefonuar policinë, por autori arriti t’ia mbathte. Po ashtu ata dolën në rrugë duke bërtitur me parulla për mbrojtjen e grave që bien pre e abuzimit seksual.