Greqi: Rritet numri i viktimave dhe infektimeve nga Covid 19 në 24 orët e fundit

Është rritur ndjeshëm numrit i të infektuarve dhe viktimave nga Covid 19 në shtetin grek, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas medieve greke në 24 orët e fundit 111 pacientë kanë humbur jetën dhe 2,199 raste të reja janë regjistruar me Covid 19.

Situatë e rënduar është dhe  në spitale ku 596 pacientë ndodhen në intubim. Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 107470 ndërsa ai i vdekjeve në 2517

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet shëndetësore greke raportojnë se 4.6% e infektimeve kanë të bëjnë me udhëtimet nga jashtë dhe 26.7%  kanë ardhur nga raste të njohura.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?