Greqi, tërmet 4.3 ballë në Kretë
Një tërmet prej 4.3 ballë i shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm ishullin e Kretës në Greqi. Lëkundjet janë ndjerë në orën 07.07 me orën lokale, në pjesën jugore të ishullit në detin Egje.
Një tërmet prej 4.3 ballë i shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm ishullin e Kretës në Greqi. Lëkundjet janë ndjerë në orën 07.07 me orën lokale, në pjesën jugore të ishullit në detin Egje.
Sipas Institutit të Gjeodinamikës së Observatorit Kombëtar, epiqendra është lokalizuar rreth 95 km në jug të Heraklionit, kryeqendra e ishullit. Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km. Nuk ka të dhëna për lëndime në njerëz apo dëme materiale. /