Greqia, 25 milionë turistë këtë vit

 

Lidhja e operatorëve turistikë grekë (SETE), vlerëson se është i arritshëm objektivi për një fluks prej 25 milionë turistësh në vitin 2015. Parashikimi bazohet në publikimin e të dhënave të fundit statistikore nga aeroportet më kryesore të vendit.

Siç vë në dukje SETE, në fund të marsit 2015 u regjistruan 810.000 më shumë mbërritje ndërkombëtare, që përfaqësojnë një rritje me rreth 29% në raport me të njëjtën periudhë të 2014-s.

Sa Athina aq edhe Selaniku, kanë filluar në mënyrë impresionuese, vihet në dukje.Athina ka shënuar një rritje me 29,5% për tremujorin e parë, gjë që vendos bazat që viti të shënojë një rekord të ri për këtë destinacion.

SHKARKO APP