Greqia ashpërson masat ndaj refugjatëve

Refugjatët nuk janë të dëshiruar në Greqi dhe kjo është treguar edhe sëfundmi me fortifikimin e mureve dhe kontrolleve më të ashpra kufitare. Greqia po forcon qasjen e saj ndaj emigrantëve përpara muajve të verës.

Athina ka sfiduar kritikat nga grupet e ndihmës dhe duke thënë se nuk ka shumë zgjedhje duke pasur parasysh mungesën e mbështetjes nga pjesa tjetër e Evropës.

Shumë azilkërkues u lanë të lirë vitin e kaluar kur një zjarr shkatërroi kampin Moria të Lesbos dhe Greqia ka mohuar akuzat e përsëritura se rojet e saj bregdetare kanë shtyrë anijet e migrantëve ndërsa ata hynin në ujërat greke nga Turqia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Migracionit, Notis Mitarachi thotë se qeveria po ndjek një qasje më të ashpër për të ofruar siguri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?