Greqia bllokon qindra emigrantë sirianë, mbyll kufirin me Turqinë

Greqia ka mbyllur kufirin tokësor me Turqinë në zonën e Kastanies Evros, duke penguar me qindra emigrantë sirianë të hyjnë në vend. ÇN grek shkruan se alarmi ka shpërthyer mëngjesin e së premtes me mësymjen e rreth 300 personave që iu drejtuan kufirit, pas lajmit të burimeve zyrtare turke, se Ankaraja nuk do të pengonte më kalimin e emigrantëve drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Në zonë kanë mbërritur forca të shumta policore dhe Ministri i Brendshëm Michalis Chrysochoidis.

Ndërkohë Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, u shpreh se Greqia nuk do të lejojë hyrjen e paligjshme të emigrantëve përmes kufirit të saj. Në një postim në tuiter, ai tha se: “Greqia nuk është përgjegjëse për ngjarjet tragjike në Siri dhe nuk mund të vuajë pasojat e vendimeve të të tjerëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?