Greqia e nis shtatorin me 207 raste të reja me Covid dhe 5 viktima, 38 pacientë në intubim
Greqia regjistroi 207 raste të reja me Covid-19 në ditën e parë të shtatorit, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik.
Në të njëjtën kohë, 38 pacientë janë në intubim ndërsa u regjistruan dhe 5 vdekje në 24 orët e fundit.
Mosha mesatare e pacientëve në intubim është 68 vjeç. 10 (26.3%) janë femra dhe pjesa tjetër meshkuj. 94.7% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje themelore ose janë mbi 70.
Numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit ka shkuar në 10524, 55.5% e të cilëve janë meshkuj.
2112 (20.1%) konsiderohen të lidhura me udhëtimet nga jashtë dhe 4710 (44.8%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.
Ndërkohë me 5 viktimat e sotme numri total i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 271. 97 (35.8%) janë femra, të tjerët meshkuj. Mosha mesatare e tyre është 78 vjeç dhe 95.9% kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese.