Greqia hap kufijtë për turistët, s’ka më karantinë. Ka vetëm një kusht

Greqia ka vendosur të hapë kufijtë për turistët, pas një kohe të gjatë të qëndrimit mbyllur. Nga e hëna, 19 prill, vizitorët nga BE-ja, SHBA-ja, Britania, Serbia, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do të kenë karantinë të detyruar.

Mësohet se udhëtarët nga këto vende do të tregojnë certifikatën e vaksinimit kundër Covid-19 ose test molekular negativ PCR të 72-orëve të fundit. Nga ana tjetër, do të duhet që të përshtaten me kushtet e lock-down të zonës përkatëse, ku do ata do të vendosen.

Fluturimet për pasagjerët që nuk detyrohen me karantinë 7-ditore, do të lejohen drejt aeroporteve të Athinës, Selanikut, Iraklio, Chania, Rodhos, Kos, Mikonos, Santorini, Korfuz dhe dy pika kufitare tokësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?