Greqia izolon ‘pikat e nxehta’, masa të veçanta për tre komuna afër Athinës, në fuqi 11 orë policore
Qeveria greke ka marrë masa kufizuese të pjesshme vetëm për disa komuna që janë problematike për rastet me COVID-19.
Autoritetet kanë gjykuar se masat duhen shtrënguar në tre komuna afër Athinës, në Atikën perëndimore, ekzaktësisht Aspropirgosin, Mandrian dhe Elefsinën.
Ora policore në këtë komuna është zgjatur në 11 orë, nga 18:00-05:00. Po ashtu mbyllen dyqanet, tregjet publike, parukeritë, libraritë e kishat si dhe teste të shpejta të intensifikuara, përhapje masive e maskave të financuara nga pushteti lokal, testim çdo 5 ditë për punonjësit në azile teksa do të lejohen vetëm ceremonitë mortore me numër shumë të kufizuar pjesëmarrësish dhe me protokolle.