Greqia kërkon parandalimin e një çarjeje mes BE-së dhe Rusisë
Greqia kërkon të parandalojë një çarje mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian, deklaroi sot ministri i Jashtëm grek, Nikos Koxias.
“Greqia po punon për restaurimin e paqes dhe stabilitetit në Ukrainë dhe, në të njëjtën kohë, po punon të parandalojë një çarje mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë”, deklaroi Nikos Koxias, pas mbërritjes në Bruksel për një takim me homologët e tij evropianë.
Greqia ka kundërshtuar një deklaratë të liderëve të Bashkimit Evropian që nënkuptonte sanksione të tjera kundër Rusisë duke rritur shqetësimet e Brukselit për një veto të Athinës për masat e reja kundër Moskës.