Greqia konfirmon 1,070 raste të reja me Covid, 25 qytetarë humbën jetën

Greqia konfirmoi ditën e sotme 1,070 raste të reja me koronavirus. Autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan po ashtu se si pasojë e Covid-19 e humbën jetën 25 qytetarë të tjerë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend është 160,935 nga të cilat 51.9% janë burra.

Gjatë gjurmimit të kontakteve u zbulua se 6002 (3.7%) të rasteve kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 5,0974 (62.9%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

249 persona janë duke u trajtuar me intubim. Mosha e tyre mesatare është 70 vjeç. 179 (71.9%) e të intubuarve janë burra. 85.5% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje shoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart. 1,149 pacientë janë lëshuar nga njësia e kujdesit intensiv që nga fillimi i pandemisë.

Sa i përket viktimave, numri total i rasteve fatale ka shkuar në 5,903 prej të cilëve 3473 (58.8%) janë burra. Mosha mesatare e viktimave është 79 vjeç.

SHKARKO APP