Greqia në zgjedhje të dielën. SYRIZA: Shpëtojmë vendin nga poshtërimi
Kreu i Partisë SYRIZA Aleksis Cipras e mbylli fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme në Greqi që mbahen të dielën, me deklaratën se "poshtërimit kombëtar po i vjen fundi".
Me këtë ai nënkupton fitoren e radikalëve të majtë, çka do t’i jepte fund politikave financiare të Europës mbi shtetin helen.
Ai tha se do në krye të qeverisë së re greke, do të anulojë një pjesë të borxhit publik, do të rinegociojë masat shtrënguese, por edhe do të tentojë të ripozicionojë marrëdhëniet mes Trojkës dhe Athinës zyrtare.
Rivali i së majtës në këto zgjedhje, lideri i Demokracisë së Re, Antonis Samaras tha se "në zgjedhjet e 25 janarit, do të fitojë jo vetëm e djathta, por edhe vetë Greqia".
Në takimin përmbyllës, Kryeministri në detyrë akuzoi liderin e SYRIZA-s, për rrezikun e instalimit në shtetin grek të një modeli qeverisje si në Korenë e Veriut.
Tregjet financiare ndërkombëtare janë të frikësuara nga fitorja e radikalëve të majtë, që pason rrezikun e daljes së vendit nga zona euro.
Surpriza e zgjedhjeve të janarit në Greqi, pritet të jenë 2 formacionet e reja politike, partia “Lumi” e gazetarit Theodhoraqis dhe social-demokratët e Papandreut, që u shkëput pak javë më parë nga PASOK-u.