Greqia nën kthetrat e Covidit, ndërrojnë jetë 72 qytetarë, “boom” infektimesh të reja për 24-orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, 2.581 qytetarë.

Numri i personave që kanë humbur betejën me virusin për ditën e sotme është 72, duke e çuar në 1.419 numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë.

Qeveria greke është duke përditësuar vazhdimisht masat për parandalimin e infektimeve por lufta kundër armikut të padukshëm, është definitivisht tepër e vështirë.

519 qytetarë po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç. 156 (30.1%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra.

81.1% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje themelore ose janë të moshës 70 vjeç e lart. 440 pacientë janë liruar nga ICU .

Fatkeqësisht 72 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1419.

573 (40.4%) gra dhe të tjerët janë burra. Mosha mesatare e viktimave është 80 vjeç dhe 96.9% kishin disa sëmundje themelore dhe / ose moshën 70 vjeç e lart.

SHKARKO APP