Greqia një hap larg daljes nga BE, grekët janë pro

Tregu i aksioneve greke ra më shumë se 4% , një reflektim i hapur ky pas dështimit të bisedimeve mes Greqisë dhe ministrave të Financave të eurozonës për arritjen e një marrëveshje financiare.

Aksionet e bankës greke ranë  afërsisht me 9%, ndërsa kostot e huamarrjes së qeverisë u rritën. Teksa bursa greke shënoi 2,25 për qind ulje, rënia u reflektua edhe në tregjet europiane.

Ndërkaq depoziat e bankës qëndrore greke kanë rënë 2,4% që nga dhjetori i 2014 duke shënuar rënien e tretë mujore radhazi. Por si ndihen grekët teska vendi po dobësohet dhe shanset për të dalë nga zona euro rriten cdo ditë?

“Nuk jam i shqetësuar. Jam i zemëruar me logjikën e Bashkimit Evropian dhe sidomos me Gjermaninë. Unë mendoj se kjo nuk do të na   çojë askund dhe ndoshta duhet të fillojmë të marrin në konsideratë se tashmë ka ardhur koha që Greqia të marrë një drejtim tjetër politik, jashtë suazës së Bashkimit Europian, thotë  30-vjeçari Kostas Skliropoulos.

Por ka edhe nga ata që nuk janë të kënaqur me qëndrimin e qeverisë së sapozjgedhur.

“Do të më pëlqente që të ishin më seriozë që në fillim, jo kështu sic po bëjnë me duar në xhepa. Nuk mund të jenë kaq arrogant në momentin kur kanë nevojë për ata apo kur po zgjazin duart për lëmoshë, dhe kjo e ka përkeqësuar marëdhenien mes greqisë dhe bashkimit europian, thotë pensionisti 75-vjeçar George Avgerinos.

Kurse athinioti  Nikos Zaboulakos akuzon  Bashkimin Evropian për  shantazh ndaj Greqisë

“Sfida  e madhe është për ne si popull, që duhet ta përcaktojmë vetë  fatin tonë në mënyre demokratike dhe të lirë. Kurse ky lloj shantazhi që po përdor bashkimi europian, vetwm  demokraci qw nuk wshtw . Unë mendoj se dalja nga eurozona është më e domosdoshme se kurrë, shprehet Zaboulakos.

Edhe gazetat greke hapën faqet  e tyre të parë me tituj kundër bashkimit europian, duke e fajësuar për mos arritjen e marrëveshjes së borxhit.

SHKARKO APP