Greqia nuk ja del dot me emigrantët – Kërkon ndihmë nga BE dhe sanksione për vendet që nuk pranojnë!
Greqia po arrin në një pikë ku nuk mund të trajtojë më numrin e emigrantëve që vijë nga deti, sipas ministrit të emigrimit, George Koumoutsakos. Ai tha se ndërsa situata nuk është aq keq sa kriza e viteve 2015-2016, numri i emigrantëve është rritur me 240% në periudhën Maj-Shtator të këtij viti. Nëse ky trend vazhdon, ne do të përballemi me situatë shumë serioze”, tha Koumoutsakos.
Si vendi i parë që ndeshen emigrantët që synojnë Bashkimin Europian, Greqia po shton kontrollet kufitare, duke ndërtuar qendra të mbyllura për të mbajtur emigrantët që do të dëbohen. Qeveria po përpiqet gjithashtu të gjejë mënyra më efektive për të rikthyer njerëzit në shtëpi, nëse i është mohuar kërkesa për azil. Megjithatë, Athina ka paralajmëruar gjithashtu partnerët europianë se do përballen me pasoja nëse konsumohen burimet e Greqisë. “Nëse Greqia tejmbushet me emigrantë, do të ketë flukse dytësore ndaj shteteve të tjera europiane”, tha Koumoutsakos.
Greqia kërkon që vendet anëtare të BE të hapin negociatat për një sistem të ri të ndarjes së barrës për emigrantët. Greqia synon 3 prioritete në sistemin e ri të përmirësuar: një ndarje të drejtë të barrës së emigrantëve në BE, sanksione për të detyruar vendet e treta që të pranojnë rikthimin e njerëzve që u mohohet e drejta për të qëndruar në Europë, si dhe një mekanizëm emergjencë kur aplikimet për azil kalojnë një kufi të caktuar në një vend anëtar.