Greqia nuk pranon asnjë turist të huaj, nëse nuk ka kryer testin e Covid-19

Bota është mposhtur nga virusi dhe shumë shtete nuk janë dakort në hapjen e kufijve apo pritjen e turistëve gjatësezonit turistik. Megjithatë kur autoritetet shëndetësore të vendit po japin një dritë shprese për kthimin gradual të normalitetit, operatorët e turizmit janë veçanërisht të shqetësuar për ndikimin në industrinë e rëndë të vendit.

Teksa kujtojmë se fluksi i vizitorëve nga jashtë konsiderohet i rrezikshëm, ekspertët paralajmërojnë udhëtimin nën rregulla të rrepta dhe kontrolle rigoroze. Vetë Ministri i Turizmit, Haris Theocharis, deklaroi se turistët në Greqi do të vijnë me një “pasaportë shëndetësore”.

Pra kjo tregon se çdo turist i huaj që kërkon të bëjë pushime këtë verë në ishujt grekë, përveç rrobave të banjos dhe peshqirit, duhet të kenë me vete edhe “pasaportë shëndetësore” që të lejohet nga autoritet atje.

“Sidoqoftë basti i madh për zhvillimin e vitit turistik këtë verë në Greqi është hyrja dhe dalja e sigurt e vizitorëve nga vendi europian dhe për këtë arsye promovohet “pasaporta shëndetësore”,- tha Ministri i Turizmit.

Sa i përket kësaj çështjeje Theocharis deklaroi se BE është duke u konsultuar në mënyrë që çdo qytetari europian që dëshiron të udhëtojë, t’i bëhet një test i besueshëm për të zbuluar nëse është i prekur nga Covid-19 apo ajo.

Ndër të tjera ai thekson se kjo duhet të bëhet në vendin nga vijnë turistët. Pra nëse është një vizitor gjerman, ai duhet ta ketë kryer testin në Gjermani para se të vijë në Greqi.

Theocharis tha se është në kontakt të vazhdueshëm me operatorët kryesorë turistik jashtë vendit, të cilët shprehin interesin e tyre për Greqinë dhe presin që masat e mbrojtjes shëndetësore të merren në hotele dhe vende të tjera me interes turistik.

SHKARKO APP