Greqia “pushtohet” nga varianti Delta, dyfishohen rastet me Covid brenda një jave

Agjencia evropiane për kontrollin e sëmundjeve paralajmëroi ditë më parë se deri në fund të verës, varianti Delta do të përbëjë 90 për qind të rasteve të Evropës. Dhe, mesa duket ky variant i virusit ka nisur të veprojë që tani në Evropë pasi Greqia fqinje ka regjistruar një dyfishim të rasteve brenda një jave.

Ditën e sotme, Rrjeti Kombëtar i Mbikëqyrjes Genomike të virusit SARS-CoV-2 ka publikuar të dhënat e analizës gjenomike të 564 mostrave të marra rastësisht ose jo, në periudhën 11 maj 2021-16 qershor 2021.

Nga kontrolli i 564 mostrave, me variante të interesit të veçantë rezultuan 326 mostra dhe 155 të tjera me lloje nën vëzhgim.

Nga 326 mostra me shtame interesi të veçantë, 305 lidhen me B.1.1.7, 3 lidhen me B.1.351 / 501Y.V2  dhe 18 lidhen me B.1.617. 2 (VOC-21APR-02), mutacioni indian “Delta” , i cili numëron gjithsej 29 raste që nga 16 qershori .

Ndërkohë, një profesor i Virologjisë në Universitetin e Kretës është shprehur se varianti indian i virusit po përhapet në ishull. Sipas tij, deri më tani janë regjistruar të paktën 19 raste. s.b/abcnews.al/

SHKARKO APP