Greqia raporton sërish shifra të larta, 101 viktima dhe 2 mijë e 135 të infektuar nga COVID-19

Greqia sërish ka vijuar me shifra të larta të COVID-19. 101 viktima dhe 2 mijë e 135 raste të reja kanë rezultuar brenda 24 orëve të fundit.

Në Ballkan, Greqia raporton shifrat më të larta nga COVID-19, teksa problem kryesor në shtetin fqinj po shihet gjendja e spitaleve. Deri më sot janë 562 pacientë vetëm të intubuar dhe qindra të tjerë që kurohen nëpër spitale nga COVID-19.

Po ashtu duket se Greqia me shtyrjen e afatit të ”Lock-Down” festat e fundvitit do i kalojë nën masa kufizuese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?