Greqia regjistroi 4,165 të infektuar dhe 25 humbje jete në 24 orët e fundit
Në Greqi, në 24 orët e fundit janë regjistruar 4,165 të infektuar me koronavirus. Autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur se numri i të intubuarve për sot është 380 kurse humbjet e jetës janë 25.
Nga rastet e reja, shtatë janë identifikuar në pikat hyrëse të vendit kurse totali i të infektuarve shkon tashmë në 724,571. Prej tyre, 50.8 për qind janë meshkuj. Kurse, nga rastet e konfirmuara në shtatë ditët e fundit, 144 janë persona që kanë udhëtuar jashtë vendit kurse 2,876 janë raste kontakti.
Sa i përket rasteve fatale, numri total i tyre ka shkuar në 15,707, prej të cilëve 95.4% kanë pasur sëmundje shoqëruese dhe /ose ishin mbi 70 vjeç.