Greqia regjistroi mbi 2,000 raste të reja dhe 10 humbje jete në 24 orë
Në 24 orët e fundit Greqia ka regjistruar 2,065 të infektuar me koronavirus. Rritja shqetësuese e numrit të të infektuarve, që i është atribuuar prezencës së variantit indian të koronavirusit, vijon pasi vetëm një ditë më parë, vendi fqinj regjistroi 1,465 raste pozitive.
Ndërsa, autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se si pasojë e sëmundjes, brenda ditës e humbën jetën edhe 10 qytetarë. Sa i përket situatës në spitale, së fundmi në pavijonet Covid në vend u shtruan edhe 85 pacientë.
Numri total i të infektuarve në vendin fqinj që nga fillimi i pandemisë e deri më tani ka shkuar në 440,872, prej të cilëve 51.2% janë burra. Kurse, bilanci i viktimave qëndron në 12,802, prej të cilëve, 95.2% kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç.