Greqia regjistron 1 mijë e 142 raste të reja nga COVID-19, në 24 orët e fundit u shënuan 53 viktima
Bota E Diel, 7 Mars 2021 20:15
Greqia ka regjistruar 1 mijë e 142 raste të reja nga COVID-19, por kjo rënie e shifrave vjen prej uljes së testeve.
Nga ana tjetër 53 pacientë humbën jetën në 24 orët e fundit.
Vendi fqinj duket se po përballet me një valë të re të COVID-19, teksa në ditët e mëparshme shifrat kanë kapur mbi 2 mijë raste ditore me COVID-19.